Raportohet për sulmues aktiv në një kampus universitar në Llas Vegas

21:56 | 6 Dhjetor 2023
KRG

Policia në Llas Vegas të Shteteve të Bashkuara është duke iu përgjigjur alarmit për një sulmues aktiv në Universitetin e Nevadas.

Universiteti ka thënë në platformën X – të njohur më parë si Twtter – se ka të shtëna në kampus.

Policia në Llas Vegas ka thënë se “duket se janë disa viktima” si pasojë e sulmit në kampus, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Policia u ka bërë thirrje banorëve që ta shmangin praninë në atë zonë./REL

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme