Google ADS

Raportohet për shpërthime në një bazë ushtarake në Krime

10:17 | 17 Prill 2024
E.K

Një seri shpërthimesh janë dëgjuar gjatë natës në zonën ku gjendet në bazë ajrore ushtarake në qytetin Zhankoj në veri të rajonit ukrainas të Krimesë.

Kanali Astra në Telegram publikoi disa video të incizuara nga banorët lokalë përmes së cilave shfaqeshin flakë të mëdha dhe shtëllunga tymi në zonën ku raportohet se gjendet baza ajrore.

Këto raportime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Autoritetet ruse në Krime nuk kanë komentuar menjëherë për këto raportime.

Në Zhankoj gjendet një bazë ajrore ushtarake ku janë të stacionuar regjimenti i helikopterëve i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe tri skuadra të aviacionit.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Raportimet për shpërthime në Krime vijnë në kohën kur në rajonet ukrainase të Kievit, Çernihivit, Sumit, Çerkasit dhe Potlavës u lëshuan sirena paralajmëruese për sulme ajrore më 17 prill.

Pak kohë pas lëshimit të sirenave, forcat ajrore thanë se rrezik nga sulmet ajrore ka edhe në rajonet e Zhitomirit, Vinitsjas, Kirovoradit dhe Hersonit.

Rusia në mënyrë drastike ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, përderisa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe sistemeve ajrore, teksa lufta e nisur nga Rusia tashmë ka hyrë në vitin e tretë./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme