Raportohet për shpërthim të fuqishëm në veri të Sirisë

11:29 | 15 Prill 2018
Arbresh.info
Një shpërthim ka ndodhur në veri të Sirisë, lokacion ku gjenden luftëtarët iranianë pro-qeveritarë dhe milicia shiite, ka thënë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ky grup ka thënë se burimi i shpërthimit të 14 prillit ende nuk është bërë i ditur, pasi që mund të ketë ndodhur nga ndonjë sulm ajror apo ka qenë incident.

“Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të shtunën në provincën Aleppo”, ka thënë grupi me bazë në Britani.

Udhëheqësi i këtij grupi, Rami Abdel Rahman, ka thënë se zona është e njohur si lokacion i iranianëve dhe luftëtarëve afganë që mbështesin qeverinë siriane.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca kanë nisur sulme ajrore në Siri në mëngjesin e 14 prillit në përgjigje të sulmit të dyshuar me armë kimike që ka ndodhur një javë më parë në Duma dhe ka lënë të vdekur dhjetëra persona.

Pentagoni ka njoftuar se nuk do të ketë sulme të reja, si pjesë e operacionit.

Izraeli, që nuk është e përfshirë në sulmet amerikane, ka nisur disa herë sulme të njëanshme në Siri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme