Një numër personash janë vrarë dhe plagosur pas një shpërthimi që ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në një xhami shiite në Pol-e-Komri, që është kryeqytet i provincës Baglan.
Burimet në provincën Balan, që kërkuan të mbeteshin anonimë për shkaqe sigurie, cituan zyrtarët shëndetësorë të kenë thënë se trupat e pothuajse 30 persona janë transferuar në një spital në Pol-e-Komri.
Shpërthimi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes në Xhamin Imam Zaman.
Zyrtarët talibanë ende nuk kanë ofruar informacione për numrin e viktimave. Megjithatë, ata konfirmuan se ka ndodhur shpërthimi.
“E dënojmë fuqishëm këtë ngjarje, por aktualisht nuk i kemi të gjitha informacionet”, tha zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi për AFP-në.
Mawlawi Hashimi, zyrtar taliban në provincën Baglan, tha për Reuters se të vrarët dhe të plagosurit janë transportuar në spital. Ai tha se autoritetet po hetojnë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.
Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Në të kaluarën, grupi militant Shteti Islamik (IS), që i konsideron shiiitët heretikë, kishte marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme ndaj shiitëve në provinca të ndryshme të Afganistanit.
Që kur talibanët rimorën kontrollin e Afganistanit në gusht të vitit 2021, IS-i ka kryer disa sulme ndaj misioneve diplomatike dhe ndërtesave ministrore në Kabul dhe ka vrarë dy guvernatorë provincialë.
Talibanët dhe IS-i ndajnë të njëjtën ideologji sunite, por sundimtarët e rinj në Kabul janë zotuar se do të mbrojnë minoritetet etike dhe fetare./rel
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...