Agjencia e lajmeve gjysmë-zyrtare e Iranit ISNA tha se autoritetet kanë konfirmuar dy raste të koronavirusit të ri, të parat në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raportimet e të mërkurës nuk japin detaje për kombësinë e dy të infektuarve me virus.
ISNA citoi zyrtarin e ministrisë së shëndetësisë të vendit, Kiyanoush Jahanpour, duke thënë se “që prej dy ditëve të fundit, janë konstatuar disa raste të dyshuara të koronavirusit të ri”.
Virusi i ri u shfaq në Kinë në dhjetor. Që atëherë, më shumë se 70 mijë njerëz janë raportuar të jenë prekur nga virusi globalisht, kurse janë raportuan më shumë se dy mijë vdekje, kryesisht në Kinë.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...