Të paktën 23 persona janë vrarë dhe 28 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketë ruse që ka goditur një konvoj me makina civile afër qytetit ukrainas Zaporizhja, ka thënë guvernatori rajonal, Oleksandr Starukh.
“Deri më tani, 23 të vdekur, 28 të plagosur. Të gjithë civilë”, ka shkruar Starukh në platformën Telgram.
Ai ka publikuar fotografi të makinave të djegura dhe trupave të shtrirë nëpër rrugë.
Starukh ka thënë se ekipet e shpëtimit janë në zonën e sulmit.
Sipas tij, konvoji ka qenë në rrugë për në territorin e pushtuar nga Rusia, meqë vozitësit kanë dashur të marrin familjarët e tyre dhe t’i dërgojnë në vende të sigurta.
Rusia nuk e ka komentuar këtë sulm, i cili ka ndodhur në ditën kur Moska po përgatit për të aneksuar katër rajone ukrainase, përfshirë Zaporizhjan./rel/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit