Situata në Donbas është “shumë shqetësuese” dhe potencialisht “shumë e rrezikshme”, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një telefonate të rregullt me gazetarët.
“Ajo që po ndodh në Donbas, e përsëris edhe një herë, është një lajm shumë shqetësues, i cili me të vërtetë shkakton një ndjenjë alarmi dhe është potencialisht shumë i rrezikshëm”, tha Peskov, raporton the guardian.
Kjo deklaratë vjen pasi forcat e armatosura ukrainase dhe separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore folën për bombardime të reja në rajon.
Peskov tha të enjten se raportet e zjarrit ishin një çështje “shqetësimi shumë, shumë i thellë”, por shtoi se nuk kishte plane për të diskutuar çështjen me qeverinë ukrainase./arbresh.info/
LDK: Nga janari, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi...
Ndërlidhja strategjike e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe U...
Gresa akuzon Rovenën për ‘vjedhje’ të këngës, kjo e fundit z...
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim ës...
Pas regjistrimit, partitë proserbe në Mal të Zi kërkojnë që ...
Pesë gjigantët evropianë pas Jonathan David