Sipas një raporti të UNICEF, 20 milionë fëmijë në Evropë, një në katër, janë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social. Kjo është një rritje prej gati një milion që nga viti 2019.
Raporti vë në dukje gjithashtu se më shumë se 11 milionë fëmijë dhe të rinj në BE vuajne nga probleme të shëndetit mendor.
Për më tepër, pothuajse 1 në 20 fëmijë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes me pesticide, të cilat mund të shkaktojnë efekte të dëmshme shëndetësore dhe vonesa në zhvillim.
Sipas raportit “Gjendja e Fëmijëve në Bashkimin Europian 2024”, rritja e varfërisë, përkeqësimi i shëndetit mendor, abuzimi seksual në internet dhe ekspozimi ndaj ndotjes janë ndër sfidat me të cilat përballen miliona fëmijë në të gjithë BE-në.
Në funksion të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, UNICEF i kërkon BE-së që të mbrojë dhe forcojë të drejtat e të miturve.
Efekti i Covid-it
Raporti konstaton se edhe pse ka një mungesë serioze të të dhënave për shëndetin mendor në BE, në disa vende ka pasur një rritje të problemeve të shëndetit mendor midis të rinjve evropianë dhe pas pandemisë së koronavirusit.
Raporti thekson gjithashtu se në vitin 2019, viti më i fundit për të cilin ka të dhëna, janë regjistruar 472 vdekje të fëmijëve dhe të rinjve në BE për shkak të ndotjes së ajrit, shumica e të cilëve ishin nën një vjeç.
Teknologji dixhitale
Ndërkohë që krijon shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë, zhvillimet e shpejta në teknologjinë dixhitale i ekspozojnë fëmijët ndaj abuzimit, duke përfshirë gjuhën e urrejtjes, bullizmin kibernetik dhe shfrytëzimin seksual.
Raporti thekson se 1 në 8 fëmijë të moshës 12 vjeç e lart përballen me kërkesa seksuale të padëshiruara në internet./abcnews.al
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...