Raporti i qeverisë amerikane: Koronavirusi mund të zgjasë deri në 18 muaj

15:00 | 19 Mars 2020
Arbresh.info

Qeveria amerikane tani po përgatitet për një pandemi që mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Gati dy muaj nga shfaqja e rastit të parë të koronavirusit në SHBA, qeveria amerikane tani po përgatitet për një pandemi që mund të zgjasë deri në 18 muaj ose më gjatë dhe “të përfshijë valë të shumta të sëmundjes”, tregon një raport i marrë nga CNN, transmeton lajmi.net.

Spitalet tashmë kanë ndezur alarmin për zhdukjen e shpejtë të furnizimeve pasi shpërthimi i virusit në Sh.B.A nuk tregon shenja të ngadalësimit.

Më shumë se 2,700 raste të reja u raportuan në SH.B.A. brenda 24 orëve nga mëngjesi i së mërkurës deri në mëngjes të enjten. Në total, gati 9,000 njerëz në të gjithë vendin kanë testuar pozitivë për virusin. Të paktën 149 kanë vdekur.

Qeveria amerikane njoftoi këtë javë se do të ndihmojë në furnizimin mjekësor dhe vendosjen e dy anijeve spitalore për të ndihmuar në rritjen e aftësive mjekësore.

“Unë e shoh atë si, në njëfarë kuptim, gjendje të luftës,” tha Presidenti Donald Trump në një konferencë shtypi të mërkurën. “Dua të them, kjo është ajo që ne po luftojmë. Ashtë një situatë shumë e vështirë këtu”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme