Raporti i OKB-së fajëson qeverinë siriane për sulmin me gazin sarin

13:06 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Kombet e Bashkuara, kanë fajësuar forcat e qeverisë siriane, për sulmin me gazin sarin, që la të vdekur së paku 87 persona.

“Paneli është i bindur se republika arabe e Sirisë është përgjegjëse për sulmin me gazit sarin në Khan Sheikh, në prill të vitit 2017-të”, thuhet në raportin e publikuar dje.

Të gjeturat ishin pjesë e Mekanizmit të përbashkët të hetimeve (JIM) për incidentin në fshatin sirian, ku në mesin e të vrarëve ishin edhe 30 fëmijë.

Një hetim i mëparshëm i Organizatës për parandalimin e armëve kimike ( OPCW) ka gjetur fakte se forcat siriane kishin liruar gazin.

Shtetet e Bashkuara, në atë kohë fajësuan qeverinë e presidentit, Bashar al-Assad dhe kishin mbajtur një grevë në bazën ajrore, Shayrat, aty ku avioni me gaz ishte nisur.

Moska dhe Damasku kanë hedhur poshtë akuzat se Siria është prapa këtyre sulmeve, duke thënë se forcat e rebelëve ishin përgjegjës për sulmin vdekjeprurës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme