Komandanti i lartë i ushtrisë amerikane në Evropë hartoi një listë të sistemeve të armëve amerikane që mund të ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Në raportin e klasifikuar për strategjinë e administratës Biden për Ukrainën i cili iu dorëzua Kongresit në fillim të muajit të kaluar, gjenerali Chris Cavoli detajoi një listë të armatimeve amerikane që mund të ndihmonin ushtrinë ukrainase të luftojë në mënyrë më efektive, raporton A2.
Lista përfshinte raketën e ajër-tokë JASSM Standoff, raketa Kruiz dhe një sistem komunikimi të njohur si Link 16, i cili është një rrjet i shkëmbimit të të dhënave të përdorur nga SHBA dhe NATO, shkruan A2.
Ai supozohet të mundësojë komunikim më të sigurt, ndërmjet sistemeve të luftarake. Ai është veçanërisht i dobishëm për komandën dhe kontrollin e mbrojtjes ajrore dhe raketore. Ukraina ka kërkuar të dy sistemet në mënyrë të përsëritur deri më tani.
Por zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësime për teknologjinë ushtarake amerikane që mund të bie në duart e Rusisë. Kjo duket se është një nga arsyet kryesore të hezitimit amerikane për të dërguar në Ukrainë sistemin Link 16, përcjell.
Ndërkohë specialistët mendojnë se raketat JASSM, që lëshohen nga avionë luftarakë, mund të mos jenë të dobishme për ukrainasit nëse ata nuk arrijnë një nivel të epërsisë ajrore.
Gati tre vjet pas luftës, ukrainasit ende i luten SHBA-së që të sigurojë armatim më të avancuar dhe të heqë kufizimet se si mund të përdoren sistemet e raketave me rreze të gjatë të ofruara nga SHBA.
Dhe me zgjedhjet presidenciale në SHBA më pak se një muaj larg, e ardhmja e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën është e pasigurt, edhe pse SHBA thotë se po punon për t’u siguruar që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për t’i zgjatur ato të paktën deri në fund të vitit 2025 ./A2cnn/
Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokum...
Amorim i përgjigjet Rashfordit, pasi paralajmëroi largimin
Hapet ankandi i parë për energji të erës me kapacitet prej 1...
ASK: Rritje e lehtë e sasisë së mbeturinave industriale në 2...
Municionet “Made in Kosova” – një ambicie ...
Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira...