Raporti i ri i Bankës Botërore, Groundswell, ka zbuluar se ndryshimi i klimës mund t’i detyrojë 216 milionë njerëz të gjashtë rajoneve të botës të largohen nga vendet e tyre deri në vitin 2050.
Sipas raportit të publikuar më 13 shtator thuhet se kjo mund të fillojë të shfaqet nga viti 2030 për të zgjatur deri më 2050-në. Raporti po ashtu zbulon se nëse merren hapa të menjëhershëm për t’u zvogëluar emetimet globale dhe për t’u mbështetur zhvillimi i gjelbërimit mund të zvogëlohet shkalla e migrimit si pasojë e klimës deri në 80 përqind.
“Ndryshimi i klimës është një nxitës i fuqishëm i migrimit të brendshëm për shkak të ndikimeve të tij në jetesën e njerëzve. Deri në vitin 2050, Afrika Sub-Sahariane mund të ketë deri në 86 milionë migrantë të brendshm si pasojë e klimës; Azia Lindore dhe Paqësori, 49 milionë; Azia Jugore, 40 milionë; Afrika e Veriut, 19 milionë; Amerika Latine, 17 milionë; dhe Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, 5 milionë”, thuhet në raport.
Pos kësaj aty janë bërë edhe një sërë rekomandimesh të politikave që mund të ndihmojnë në ngadalësimin e faktorëve që nxisin migrimin klimatik dhe përgatitjen për flukset e pritshme të migrimit, duke përfshirë:
Reduktimin e emetimeve globale dhe bërja e çdo përpjekjeje për të përmbushur objektivat e temperaturës të Marrëveshjes së Parisit;
Ndërtimi i migrimit të brendshëm të klimës në planifikimin e zhvillimit të gjelbër, elastik dhe gjithëpërfshirës.
Përgatitja për secilën fazë të migrimit;
Investimi në kuptimin më të mirë të shtytësve të migrimit të brendshëm klimatik për të informuar politikat e synuara./kk/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...