Raporti Global i Hendekut Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, i publikuar më 20 qershor, tregon se barazia gjinore është kthyer në nivelet që ishte globalisht para pandemisë COVID-19, por thekson se ritmi i progresit është ngadalësuar.
Sipas këtij raporti, vendet në mbarë botën kanë bërë progres vetëm për 0.3 për qind gjithsej në krahasim me vitin paraprak. Kjo ka bërë që viti kur kjo agjenci pret që të arrihet barazi gjinore të mbetet viti 2154.
Kosova nuk listohet në mesin e 146 vendeve në radhitjen e vendeve për barazi gjinore. Nga vendet e rajonit, Shqipëria qëndron më së miri, e radhitur e 17-ta. Serbia radhitet e 38-ta, Mali i Zi i 69-ti, Maqedonia e Veriut e 73-ta dhe Bosnja e Hercegovina e 86-ta.
Listën e kryesojnë Islanda, Norvegjia e Finlanda, ndërsa në fund të kësaj liste radhiten Algjeria, Çadi dhe Afganistani.
Arritjet më të mëdha gjatë vitit 2023 janë shënuar në fushën e arsimit, ku 117 nga 146 vendet e radhitura në këtë indeks kanë mbyllur të paktën 95 për qind të hendekut të barazisë gjinore. Në anën tjetër, fuqizimi politik qëndron dukshëm më keq, edhe në krahasim me barazinë gjinore në pjesëmarrjen ekonomike.
Barazia është avancuar për vetëm 4.1 përqind që nga botimi i parë i këtij raporti në vitin 2006. Me kalimin e kohës, intensiteti i përmirësimit është ulur dhe për këtë arsye vlerësohet se për arritjen e barazisë gjinore do të duhen edhe 131 vjet.
Specifikisht, për arritje gjinore në fushën e ekonomisë vlerësohet dhe do të duhen 169 vjet, ndërsa për barazinë politike 162 vjet, vlerësuar nga normat aktuale të progresit.
“Përderisa ka pasur shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në nivelet para pandemisë, gratë vazhdojnë të mbajnë peshën kryesore të krizës aktuale të kostos së jetesës dhe ndërprerjeve të tregut të punës”, tha Saadia Zahidi, drejtore menaxhuese e Forumit Ekonomik Botëror
“Ne nuk mund të lejojmë ta humbasim vrullin në pjesëmarrjen ekonomike të grave”, shtoi ajo.
Raporti Global i Hendekut Gjinor, që së fundi publikoi edicionin e 17-të, shënon evolucionin e hendekut të barazisë gjinore në katër fusha: pjesëmarrjen ekonomike, arritjet arsimore, shëndetësu dhe mbijetesë, si dhe fuqizim politik.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet