Një raport i qeverisë amerikane mbi UFO-t, i publikuar ditën e premte, thotë se analistët e mbrojtjes dhe zbulimit nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar natyrën e objekteve misterioze fluturuese, të vëzhguara nga pilotët e marinës amerikane.
Raporti nuk e përcakton qartë nëse këto janë objekte të krijuara nga njeriu, duke përdorur një teknologji tejet të sofistikuar, fenomene natyrore apo të një natyre jashtëtokësore.
Në raport, i cili është dorëzuar në Kongres, përfshihen 144 vëzhgime të këtyre objekteve, që qeveria zyrtarisht u referohet si “fenomen ajror i paidentifikuar” (UAP) dhe rasti i parë daton që nga viti 2004. Raporti u hartua nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në bashkëpunim me një grup pune, të udhëhequr nga marina amerikane.
“UAP, apo fenomenet ajrore të paidentifikuara janë një sfidë për sigurinë kombëtare të SHBA”, theksohet në raport, duke shtuar se këto fenomene “ndoshta nuk kanë një shpjegim të vetëm”.
Hetimi i qeverisë amerikane ndaj këtyre fenomeneve u nxit nga filmimet e marinës amerikane që tregojnë objekte të panjohura duke bërë lëvizje në ajër që nuk mund të realizohen nga teknologji të ditura deri më sot.
Në disa prej pamjeve, objektet janë komentuar si të krijuara nga njeriu apo fenomene natyrore atmosferike. Në raport thuhet se mund të jenë dhe pajisje sekrete të qeverisë amerikane që përdorin teknologjinë e avancuar, apo dhe nga kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara.
Në raport nuk është përmendur mundësia që disa objekte përfaqësojnë jetën jashtëtokësore, por as nuk është përjashtuar një gjë e tillë. Përgatitjet për raportin kanë filluar gjashtë muaj më parë dhe ai përfshin prova të mbledhura në një periudhë prej shumë vitesh./voa/
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...