Sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi Sirinë, lufta brutale në këtë vend ka robëruar fëmijët nga fëmijëria e tyre pasi ata janë të detyruar të jenë pjesë dhe të durojnë shkelje të shumta të të drejtave të njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Raporti i Komisionit të Hetimit të OKB-së për Sirinë shpalosi gjetjet e fundit në Zyrën e OKB-së në Gjenevë, duke theksuar se fëmijët sirianë mbeten të prekur nga “dhuna dhe abuzimi”.
Në raportin prej 25-faqesh të titulluar “Ata kanë fshirë ëndrrat e fëmijëve të mi”, tha kreu i Komisionit të Hetimit të OKB-së, Paulo Sergio Pinherio, që përshkruan këto rrethana si “turp dhe skandal”.
Në raport, komisioni përshkruan shkeljet e të drejtave të fëmijëve në konflikt, me mbi 5 milionë të mitur të shpërngulur brenda dhe jashtë vendit.
“Jam i shokuar nga mosrespektimi flagrant i ligjeve të luftës dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijëve nga të gjitha palët e përfshira në konflikt”, tha Pinheiro.
Sipas raportit, qeveria siriane ka përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e djemve dhe vajzave në vend, ndërkohë të gjithë duhet të bëjnë më tepër fëmijët, të cilët janë gjenerata e ardhshme e vendit.
Në një fragment, raporti thekson se “të robëruar nga fëmijëria e tyre dhe të detyruar të jenë pjesë e një lufte brutale, fëmijët janë vrarë dhe mbytur në një numër të madh”.
Raporti thekson se përveç shënjestrimit të rregullt të fëmijëve me përdorimin e snajperëve, forcat e regjimit shpesh herë kanë shënjestruar me municione të ndryshme, bomba termobarike dhe armë kimike objektet civile, të tilla si shkollat dhe spitalet.
“Shteti Islamik në Irak dhe grupi i terroristëve Levant (DEASH) nënshtruan vazjat e reja deri në moshën 9-vjeçare në skllavëri seksuale dhe rekrutuan e përdorën sistematikisht fëmijë për pjesëmarrje të drejtpërdrejt në veprime ushtarake”, thotë raporti, duke shtuar se fëmijët ishin viktimë e ekzekutimeve publike dhe u detyruan të luanin rolin e ekzekutuesve nga grupi terrorist.
Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar i Hetimit mbi Sirinë përbëhet nga Pinherio, Karen Koning Abu Zayd dhe Hanny Megally.
Ata u mandatuan nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për të hetuar dhe regjistruar të gjitha shkeljet e ligjit ndërkombëtar që nga marsi i vitit 2011 në Siri.
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...
Ambasada e Francës dënon sulmin: Përgjegjësit të dalin para ...