Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Shqipëria është një aleate krenare.
Ai tha se Shqipëria ka dënuar agresionin dhe kemi bërë çdo gjë që mundemi për ta ndimuar Ukrainën për të gjitha mjetet me aq sa kemi kapacitete, raporton Arbresh.info.
“Ukraina ka nevojë për mbështetjen e të gjithve por veçanërisht mbështetjen e më të pasurve. Por kjo mbështetje ndonjëherë ngecet sepse ndodhin vonesa të gjata burokratike. Nga ana tjetër kemi një agresorë që nuk ndalet edhe për asnjë sekond për të marrë jetët e të pafajshmeve dhe ta bëjë ukrainën shumë të vështirë për familjet që të jetojnë një jetë normale.”, tha ai.
Kryeministri shqiptar tha se Ukraina meriton mbështetjen dhe ndihmën.
“Dëgjojmë edhe një ndjenjë shumë të trazuar në mbarë Evropën. Nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën por duke çarmatosur agresorin. Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndimohet me të gjitha mjetet e nevojshme që pas kësaj lufte të jetë një paqe e drejtë.”, u shpreh Rama në konferencën për media.
“Në këtë Samit jam i kënaqur që patëm mundësi ta zhvillojm këtë takim dypalësh. Ukrainasit dhe shqiptarët ndihen shum të afërt dhe është duke dështuar me planin e tij Vladimir Putin ku në vend që të qeverisë po negocion me një grup evropian.”, shtoi ai.
Më tej, Rama shprehu admirimin për presidnetin Zelensky dhe popullin e Ukrainës.
“Nuk kam përveçse admirim për presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës ku janë duke punuar që të reformohen dhe të ecin përpara. Kështu Ukraina përtej rrenojave, përtej vdekjes e shkatrrimit është një vend që po punon për të ardhmen.”, tha mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Sarrazin: Kosova rrezikon izolimin për shkak të ndalimit të ...
Maliqi kërkon ndryshimin e udhëzimit administrativ që ndalon...
Kurti takoi përfaqësues të shoqatave të diasporës sonë në Ve...
Edon Zhegrova pushton sërish formacionin e javës në Ligue 1 ...
Samiti për të Ardhmen, Hasani: Shqipëria e përkushtuar ndaj ...
1,367 gjoba të shqiptuara brenda një javë në rajonin e Feriz...