Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mbeten në anën e duhur të historisë, theksuan kryeministrat Rama e Kovaçevski në takimin e përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Samitin e Dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau.
Ata e garantuan presidentin Zelensky se mbështetja për Ukrainën vazhdon për aq kohë sa është e nevojshme për popullin ukrainas.
Në takim, ata i kanë përcjellë Zelenskyt mbështetjen që japin për mbrojtjen e popullit të guximshëm ukrainas, nga agresioni i pajustifikuar brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës.
Të dy shtetet ballkanike e dënojnë agresionin brutal ushtarak që Rusia po kryen kundër Ukrainës së pavarur dhe sovrane. Ato mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e saj për të përcaktuar rrugën e saj.
Zelensky ka falënderuar për mbështetjen shqiptare e maqedonase që vjen në momente vendimtare dhe për faktin se vendi ka qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë.
“Ju nuk keni bërë llogaritë, keni qenë pranë nesh që nga dita e parë dhe popullit ukrainas dhe ne e vlerësojmë këtë”, u tha Zelensky.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e grupit themelues për themelimin e Gjykatës Speciale Ndërkombëtare për krimet e agresionit rus. /tvklan.al/
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...