Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, janë pritur në pallatin presidencial të Ukrainës, nga presidenti Volodymir Zelensky.
Rama dhe Abazoviç udhëtuan një ditë më parë drejt Ukrainës, pas ftesës së bërë nga presidenti Zelensky.
Siç shihet edhe në video, Rama dhe Abazoviç, janë futur brenda rezidencës presidencial, ku fillimisht do të zhvillojnë një takim pa praninë e mediave me Zelenskyn, dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në këtë vizitë kryeministri Edi Rama, shoqërohet edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali./abcnews.al/
52 aksidente në Kosovë vetëm gjatë 24 orëve të fundit
E dashura e Liam Payne shfaqet për herë të parë ne publik pa...
Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një person
Gjenden dy granata dore në Malishevë, FSK-ja bën tërheqjen e...
Toni Kroos flet për aventurën 10-vjeçare tek Real Madridi
Brenda një dite zhduken dy gra në Kosovë