Rama bisedë telefonike me Zelenskyn, flasin për hapjen e Ambasadës shqiptare në Kiev

18:46 | 13 Janar 2023
E.H

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike.

Detajet se çfarë biseduan i ka bërë publike kreu i shtetit të Ukrainës përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pata një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Duke uruar për 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam për situatën në frontin e luftës, nevojën e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për Formulën tonë të Paqes”, shkruan Zelensky.

Ndërkohë në lidhje me këtë bisedë, zyra e komunikimit e kryeministrit pohoi që është folur për vendimin e Shqipërisë për t’i nisur ndihma Kievit si dhe për vendimin e Tiranës zyrtare për të hapur selinë diplomatike në Kiev pas 30 vitesh që dy vendet kanë marrëdhënie diplomatike.

Deri më tani nuk dihet vlerën financiare e ndihmës që do të ofrojë vendi ynë për Ukrainën, e cila në Shkurt mbush plot një vit që ndodhen nën sulmet ushtarake ruse./tvklan.al

Të ngjashme