Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se një fëmijë u vra nga një sulm me raketë që goditi një kishë dhe një ndërtesë banimi në Odesa.
Një fëmijë tjetër u dërgua në spital pasi ndërtesa ku ndodheshin me katër persona të tjerë u godit, sipas Interfax Ukraine.
Shpërthimi raportohet gjithashtu se ka dëmtuar dritaret, muret dhe çatinë e kishës ortodokse ngjitur.
Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, i cituar nga mediat, tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në sulm.
Odesa është një qytet port në Ukrainën jugore dhe shihet si strategjikisht i rëndësishëm për forcat ruse. /abcnews.al/
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...