Raketat ruse godasin aeroportin e Dnipros

11:53 | 15 Mars 2022
A. B.

Dy raketa ruse goditën aeroportin Dnipro në lindje të Ukrainës gjatë natës, duke e bërë të pa përdorshme pistën dhe duke dëmtuar ndërtesën e terminalit, sipas Valentyn Reznichenko, kreu i administratës rajonale të Dnipropetrovsk.

“Shkatërrimi është në një shkallë të gjerë dhe do të duhet shumë kohë për t’u rindërtuar,” thuhet në deklaratën në faqen e Reznichenko në Facebook, raporton CNN.

Në deklaratë nuk u fol për humbje jetësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme