Në ditën kur Vladimir Putin shprehu qëndrimin e tij për dështimin e kundërofensivës ukrainase, në territorin e Rusisë janë regjistruar disa shpërthime, të shpërndara në rajone të ndryshme.
Shpërthimi i një rakete tronditi qytetin e Taganrog pranë kufirit me Ukrainën dhe la 15 civilë të plagosur. Ai ndodhi pak pasi u raportua se një bombë goditi një fabrikë nafte në një pjesë tjetër të Rusisë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka lëshuar një deklaratë duke fajësuar Ukrainën për shpërthimin.
“Regjimi i Kievit kreu një sulm terrorist me një raketë kundërajrore të sistemit të mbrojtjes ajrore S-200 të konvertuar në një version sulmi në infrastrukturën rezidenciale të qytetit të Taganrog, Rajoni i Rostovit. Sistemet ruse të mbrojtjes ajrore ndalën një raketë ukrainase në ajër. Fragmentet e një rakete të rrëzuar ukrainase ranë në territorin e Taganrog. Si rezultat i sulmit terrorist të kryer nga regjimi i Kievit, disa ndërtesa u dëmtuan dhe pati edhe viktima në mesin e civilëve”, thuhej në deklaratë.
Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubev tha gjithashtu se epiqendra e shpërthimit ishte në territorin e muzeut të artit.
“U shkatërruan muri i muzeut, çatia, garazhet dhe ndërtesat shtesë. Kornizat në dritaret dhe ballkonet e pallatit fqinj trekatësh u rrëzuan”, tha ai.
Kreu i qarkut njoftoi po ashtu se 60 pjesëtarë të emergjencave dhe 17 automjete janë duke punuar në vendin e shpërthimit.
Ndërkohë, sipas deputeti t të Dumës Alexander Khinshtein shpërthim i dytë ndodhi në territorin e rafinerisë së naftës Kuibyshev në Samara./A2CNN
Deliu: Vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr ...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...