Raketa ruse Soyuz u nis nga baza Baikonur në Kazakistan drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës me një kozmonaut rus në bord dhe me dy astronautë – njëri kanadez, tjetri amerikan.
Agjencia ruse e hapësirës Roscosmos tha përmes një deklarate të postuar në Twitter se “raketa Soyuz është nisur me sukses drejt orbitës”.
Ajo pritet të arrijë destinacionin në orën 6:40 pasdite, sipas kohës në Evropën qendrore.
Më 11 tetor, një raketë Soyuz – me një kozmonaut rus dhe një astronaut amerikan në bord – ka dështuar të arrijë në hapësirë, duke u detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm pak minuta pas nisjes.
Jim Bridenstine, administrator i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, postoi të hënën një mesazh në Twitter, duke e falënderuar shefin e Roscosmos-it, Dmitry Rogozin, për nisjen me sukses të anijes kozmike MS-11 në orbitë.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...