Kompania “SpaceX” ka arritur që ta lëshojë në tokë një nga prototipet e raketës “Starship”.
Prototipi i raketës Starship të SpaceX-it me numrin serik 10 (SN10) shpërtheu dje tetë minuta pas aterimit të suksesshëm në platonë e lançimit në shtetin e Teksasit të SHBA-së, shkruan BBC transmeton portali arbresh.info
Kjo është hera e tretë e testimit të një fluturimi të tillë. Paraardhësit e prototipit, SN8 dhe SN9, të cilët fluturuan më 9 dhjetor 2020, përkatësisht 2 shkurt të këtij viti, shpërthyen pas uljes.
“Hera e tretë është një sharm, siç thotë fjala e urtë. Një ulje e bukur e butë në platonë e uljes”, tha John Insprucker, inxhinieri kryesor i integrimit i SpaceX, gjatë ngjarjes së transmetuar drejtpërdrejt.
Supozohet se një rrjedhje e karburantit të jetë arsyeja e shpërthimit të raketës SN10.
Shefi i kompanisë, Elon Musk, thotë se këto raketa do të mund të përdoren për bartjen e njerëzve, qoftë përreth Tokës, qoftë për shkuarje në Hënë apo Mars. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...