Raketa e pashpërthyer ruse në Kramatorst, ministri ukrainas: Në vend të njëmijë fjalëve

09:05 | 3 Shtator 2023
E.H

Këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, Anton Gerashchenko, ka publikuar në platformën X një fotografi të sulmit raketor rus në Kramatorst, në lindje të Ukrainës.

Fotografi shfaq raketën e pashpërthyer ruse që është ngulur në rrugën e asfaltuar.

“Në vend të njëmijë fjalëve. Raketa rusë sot ka rënë në Kramatorsk. Shumë afër ndërtesave kolektive. Shteti terrorist po vazhdon të terrorizojë civilët”, ka shkruar Gerashchenko.

Ndryshe ushtria ruse po vazhdon sulmet ajrore mbi infrastrukturën civile të qyteteve ukrainase, duke mos zgjedhur mjete në realizimin e qëllimit përfundimtar – pushtimit të Ukrainës.

Në anën tjetër, ukrainasit thonë se kundërofensiva e tyre ka arritur të thyej vijën e parë mbrojtëse të rusëve, duke premtuar se në ditët në vazhdim do të intensifikojnë sulmet ndaj ushtrisë së Vladimir Putinit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme