Raketa e dështuar e Koresë së Veriut ishte nisur drejt Rusisë para se të shpërthente në ajër.
Zyrtarë amerikanë kanë thënë që raketa balistike e rrezes së mesme është hedhur nga një rajon verior i Phenianit dhe është shpërbërë minuta pas nisjes, transmeton portali arbresh.info.
Raketa dukej të ishte një KN-17, që shpërtheu dhe ra në Detin e Japonisë dhe nuk u largua nga territori i Koresë së Veriut.
Seul Economic Daily raporton se raketa udhëtoi 48 kilometra përpara se zyrtarët ta shpërthenin nga frika se ishte qëlluar në drejtim të Rusisë.
Kryetari i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Rusisë, Viktor Ozerov, tha se mbrojtja e ajrit në territoret e saj lindore ishte vënë në gatishmëri të lartë.
Shtëpia e Bardhë tha se kanë folur përmes telefonit me rusët dhe për mënyrën më të mirë për zgjidhjen e situatës “shumë të rrezikshme” me Veriun./Arbresh.info
Kaos në shtëpi, banorët ndjekin Gjestin kur u mori cigaret
Zjarri masiv në Pogradec – Dy banesa do të rindërtohen...
Fisnik Asllani shënon në fitoren e Elverbergut
Vazhdojnë kolonat e gjata, mbi dy orë pritje te Dheu i Bardh...
Qeveria e përkohshme siriane do t’i rrisë 400% pagat në sekt...
Aro e nisi vitin në stol, Ipswchi merr një pikë të vlefshme ...