Google ADS

Rajoni më i thatë i Iranit goditet nga përmbytje të mëdha

14:32 | 18 Janar 2020
Arbresh.info

Të paktën tre persona kanë humbur jetën në përmbytjet të cilat për të nëntën ditë po shkaktojnë katastrofë në provincën juglindore të Iranit Sistan-Baluchestan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmbytjet e mëdha nga 9 janari vazhdojnë në juglindje të Iranit, ku për dy ditë janë regjistruar reshje më shumë sesa mesatarja vjetore e shirave në këtë rajon.

Përmbytjet prekën 14 qytete dhe të paktën 400 fshatra mbetën nën ujë. Më shumë se 20.000 njësi banimi janë dëmtuar, kurse banorët e lagjeve më të rrezikuara e kalojnë natën jashtë.

Situata më e rënduar paraqitet në rajonin Zerabad, ku një numër i madh shtëpish janë shkatërruar dhe janë dëmtuar rrugët, uji dhe infrastruktura.

Për shkak të rrugëve të shkatërruara nga përmbytjet, ndihmat humanitare në fshatrat e thella dërgohen me helikopterë ose transportohen në këmbë nga vendasit.

Rajoni i goditur nga përmbytjet sot u vizitua edhe nga presidenti iranian Hassan Rouhani, i cili premtoi se institucionet kompetente të Iranit do të zgjidhin problemet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme