Në Gjermani po vihet re një radikalizim i ndjeshëm i ekstremistëve të djathtë që kërcënojnë, sipas autoriteteve, “dhunë ekstreme e deri dhe veprime terroriste”.
Një prej faktorëve kryesorë, sipas gazetës “Welt am Sonntag”, është pikërisht çështja e refugjatëve. Gazeta citon për këto pohime të saj një raport konfidencial të Policisë Federale Gjermane (BKA), i cili mbulon periudhën e viteve 2016-2017.
“Nga perspektiva e ideologjive ekstremiste të djathta kombësia gjermane duhet të lidhet me një “bashkësi kombëtare”, të përcaktuar etnikisht për t’iu kundërvënë në këtë mënyrë “vdekjes kombëtare” prej “emigracionit masiv”, thuhet shprehimisht në raport.
Policia Federale mendon se anëtarët e organizatave “Reichsbürger” dhe “Selbstverëalter” kanë kryer deri tani rreth 13,000 vepra penale, përfshirë këtu 750 vepra të dhunshme.
DW thekson se pjesëtarët e “Selbstverëalter” janë zakonisht më të rrezikshme se ata të “Reichsbürger”, dhe kane një potencial më të lartë për përshkallëzim dhune”.
“Ndërsa “Reichsbürger” kanë një koncept autoritar për shtetin dhe i konsiderojnë autoritetet të paktën në parim si të nevojshme, “Selbstverwalter” e refuzojë tutelën qeverisë, dhe janë pjesërisht të gatshëm për ta mbrojtur autonominë e tyre me forcën e armëve”, vazhdon artikulli “Welt am Sonntag”.
Dy grupimet numërojne rreth 12.800 vetë, 800 prej të cilëve konsiderohen si ekstremistë të djathtë. Për një kohë të gjatë ata shiheshin thjesht si elemente turbullues, por tani ata janë në fokus të organeve të mbrojtjes së Kushtetutës dhe qe prej nëntorit 2016, janë vënë nën vëzhgim në mbarë vendin.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës