Një grua nga Britania e Madhe që ishte martuar me një amerikan, që kishte pozitë të lartë në Shtetin Islamik, ka theksuar se racizmi e ka radikalizuar atë.
Tania Georgelas tha se në adoleshencën e saj në Harrow, në veriperëndim të Londrës, e kanë “detyruar” atë që të bëhej nuse e një xhihadisti dhe t’i bashkohej ISIS-it, transmeton portali arbresh.info
Georgelas, 33 vjeç, e cila është me origjinë nga Bangladeshi, tha për The Antantic se “është ndjerë e huaj në Britani dhe se gjithmonë është ngacmuar nga fqinjët për shkak të racës”.
Ajo pretendoi se pika e kthesës erdhi pas sulmit terrorist të 11 shtatorit në 2001.
Gjatë një proteste kundër luftës në Irak, bindjet e saj tashmë kishin ndryshuar. Aty edhe u takua me John Georgelas, një i krishterë i kthyer nga Teksasi, i cili ishte djali i një koloneli amerikan.
Georgelas u martua me të në Angli në 2004 dhe në kohën kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të katërt, burri iu lut asaj që t’i bashkoheshin ISIS-it.
Pas disa muajve në Siri, Georgelas gjeti jetesën atje të padurueshme dhe vendosi që bashkë me fëmijët e saj të kthehej në SHBA. Ajo u divorcua nga burri, të cilin e kishte lënë pas në Siri.
Fëmijët e tyre janë nën kujdesin e gjyshërve, edhe pse ajo ka drejtë t’i shoh.
Ajo shtoi se është duke marrë pjesë në Kishën Unioniste së bashku me të dashurin e saj të ri dhe se objektivi i saj është të marrë pjesë në programet e de-radikalizimit për ish-terroristët./arbresh.info/
Dueli i rëndësishëm në Ligën e Kombeve, dalin në shitje bile...
Zbulohet data/ Ja kur është dasma e Dafinës dhe Kreshnikut
Sot në ora 14:43 fillon sitna e vjeshtës, IHMK njofton për p...
Të shtëna masive në Alabama, të paktën katër të vdekur dhe s...
Rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi, Mustafi: Rinia shqip...
Policia shqiptoi mbi 2200 gjoba brenda 24 orëve në Kosovë