Google ADS

“Racizmi kundër myslimanëve në Suedi është normalizuar”

15:31 | 8 Shkurt 2019
Arbresh.info

Racizmi kundër myslimanëve në Suedi është shndërruar në një gjë normale, paralajmëroi një akademik i këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke i shpalosur rezultatet e një studimi në televizionin shtetëror SVT, Mattias Gardell, anëtar i stafit akademik në Departamentin e Historisë së Feve në Universitetin e Uppsala-s, tha se sulmet raciste ndaj myslimanëve në Suedi janë rritur në masë të madhe.

“Ka një sulm të ri ndaj myslimanëve. Këtë e quajmë islamofobi dhe, në mënyrë të habitshme, kjo gjë është normalizuar”, alarmoi Gardell, sipas të cilit, sulmet ndaj faltoreve të myslimanëve kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit.

“Sipas hulumtimit tonë, ndaj 59 për qind të xhamive dhe faltoreve në Suedi, është kryer njëfarë forme e sulmit”, shtoi Gardell.

Ai tha se mediumet kanë luajtur rolin më të madh që islamofobia të konsiderohet si fenomen normal dhe shtoi se në pjesën më të madhe të lajmeve në mediumet e vendit, myslimanët demonizohen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme