Rabini izraelit, Israel Elbom, ndodhi në Turqi kur Stambolli u përfshi nga reshjet e borës gjatë kësaj jave.
Për shkak se kishte ngecur i bllokuar në rrugë për shkak të botës, ai u ndihmua nga xhandarmëria lokale dhe më pas u strehua në një xhami, transmeton portal arbresh.info
Rabini Elbom mbërriti në Stamboll për të punuar si kontrollues për certifikimin e ushqimit kosher, i cili konsiderohet si certifikim hallall nga hebrenjtë. Kosher do të thotë ushqim i përshtatshëm për konsum njerëzor në përputhje me ligjin hebre. Ushqimi kosher duhet të jetë i certifikuar, pra duhet të ketë certifikatë.
Pasi krey detyrën e tij, Elbon u nis drejt aeroportit, ku edhe mbeti i bllokuar për shkak të reshjeve të mëdha të borës.
Atij iu desh të priste në automjet nga ora 15:00 deri në orën 2 të mëngjesit dhe më pas me ndihmën e xhandarmërisë u dërgua në një stacion policie aty pranë, pas së cilës u vendos në një xhami afër aeroportit të Stambollit, ku qëndroi në pritje të ndryshimit të motit me qëllim që të kthehej në shtëpi.
Rabini ndau përvojën e tij të faljes së mëngjesit në xhami me besimtarët myslimanë të cilët faleshin me mediat izraelite, gjë që tërhoqi vëmendjen e publikut edhe në vendin e tij.
Pasi moti u përmirësua dhe rrugët në Stamboll u hapën, Elbom u vendos në një hotel dhe shpejt u kthye me aeroplan në Izrael.
Në një intervistë për AA, rabini 62-vjeçar izraelit tha se ka vizituar shumë qytete turke për shkak të punës që bën, duke shtuar se ndihet gjithmonë mirë dhe rehat gjatë udhëtimit për në Turqi.
“Unë kam udhëtuar në shumë qytete si Ankara, Izmir dhe Adana për vite me radhë. Ndihem rehat sa herë që udhëtoj atje. Takoj njerëz shumë të sjellshëm që më përshëndesin ngrohtë”, tha ai./arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale