Trupi i pajetë i një studenti që ra nga 122 metra lartësi në Grand Canyon në Arizona të SHBA-së është gjetur, kanë njoftuar zyrtarët. Së fundmi, rojet e parkut Grang Canyon kanë raportuar se vizitori ka rënë nga Pipe Creek Vista.
Viktima është identifikuar si Abdel Joseph Mejia, 20 vjeç, nga Hickory, Karolina e Veriut.
Në një deklaratë, Kolegji Biblik Indiana e identifikoi Mejian si student në shkollën e Indianapolis dhe tha se ai ishte i njohur për “buzëqeshjen e tij të ngrohtë dhe shpirtin e butë”.
“Mungesa e tij do të ndihet thellë nga të gjithë ata që e njohën”, shtoi shkolla.
Ndërkohë, bëhet e ditur se një hetim është duke u zhvilluar nga Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Coconino./abcnews/
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...