Protestuesit në një qytezë të vogël në jug-perëndim të Francës ndërtuan një mur rreth hyrjes së një hoteli të braktisur për të mos lejuar që të përdoret si strehë për emigrantët.
Dhjetëra banorë të qytezës Semeac ngritën një barrierë 18 metra të gjatë dhe 2 metra të lartë rreth hotelit Formula 1. Sipas banorëve, autoritetet lokale nuk kanë diskutuar me ta planin për të strehuar rreth 85 emigrantë në ndërtesë.
Autoritetet lokale ende nuk kanë komentuar ndërtimin e murit, mbase për të shmangur përballjen edhe më të ashpër me banorët që duken të vendosur në qëndrimin e tyre.
Banorët punuan gjatë gjithë natës për të ngritur murin në qytetezën e tyre që gjendet në malet Pirenej. Përfaqësues të tyre thanë se nuk janë kundër strehimit të emigrantëve, por në fillimin duhen marrë parasysh nevojat e banorëve që paguajnë taksat.
Ata paralajmëruan se qyteza e tyre me rreth 5500 banorë nuk është në gjendje që të përballet me fluksin e emigrantëve, që duket se Parisi po u largon nga qendrat e mëdha dhe po i strehon në qyteza të vogla si Semeac.
Autoritetet franceze kanë blerë dhjetëra ndërtesa si hoteli i boshatisur në Semeac në të gjithë vendin dhe nuk kanë mungur përballjet me banorët e këtyre komuniteteve të vogla.
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip
U përplas nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari në T...
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrasj...
Trump i kërkon Gjykatës së Lartë të shtyjë vendimin për ndal...
Gresa dhe Gjesti ironizojnë rikthimin e Fitimit: ‘Ta ka drid...