Qyteti kanadez voton kundër varrezave myslimane

21:11 | 19 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Banorët e një qyteti në Kanada kanë votuar kundër ndryshimit të zone, që kishte për qëllim të ndahej si vend për fillimin e ndërtimit të varrezave myslimabe.

Referendum që u mbajt të dielën në Saint-Apolliniare, qytet afër Quebec-ut, ka vendosur t’u thotë ‘jo’ varrezave myslimane, transmeton portali arbresh.info

Lokacioni për varrezat myslimane u propozuar nga Qendra Islamike Kulturore në Quebec, ku me 19 janar për shkak të shtënave me armë mbetën të vrarë gjashtë persona dhe nëntë të tjerë u plagosën.

“Nuk e kemi menduar kurrë që njerëzit mund të kundërshtojnë një vend për varreza”, ka thënë presidenti i qendrës Mohamed Labidi. “Nuk e kuptojmë se pse kanë frikë ata”, ka shtuar ai.

Kundërshtarët e kësaj ideje kanë shkuar derë me derë për të mbledhur nënshkrimet në mënyrë që të bëhej thirrje për referendum.

Gjatë krizës së fundit të refugjatëve dhe emigrantëve, Kanada është treguar e hapur për praninim e një numri të konsiderueshëm njerëzish./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme