Google ADS

Qyteti i lashtë i Babilonisë futet në listën e vendeve të mbrojtura nga Unesco

09:52 | 6 Korrik 2019
Arbresh.info

Qyteti antik i Mesopotamisë, Babilonia është deklaruar Lokacion i Trashëgimisë Botërore të Unesco’s.

Iraku ka lobuar që nga viti 1983 që vendi 4,000 vjeçar të shtohet në listën prestigjioze të Kombeve të Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.

Qyteti ishte i famshëm për Kopshtet që Varen, që ishin në mesin e Shtatë Mrekullive të Botës Antike.

Lokacioni ka vuajtur në vitet e fundit – së pari nga ndërtimi i një pallati për Saddam Hussein dhe më vonë duke u përdorur si bazë për trupat amerikane.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore i OKB-së u takua në Azerbajxhan për të vendosur mbi vendet e fundit që i është dhënë nderi – që u jepen zonave ose monumenteve që konsiderohen të rëndësishme për të gjithë njerëzimin dhe të mbrojtura nga traktatet ndërkombëtare.

Delegacioni irakian e mirëpriti caktimin, duke e parë atë si një njohje të rëndësisë së civilizimit të Babilonisë dhe të Mesopotamisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme