Haarlem në Holandë është vendosur të ndalojë shumicën e reklamave të mishit nga hapësirat publike për shkak të ndikimit të ushqimit në klimë.
Në atë që mendohet të jetë lëvizja e parë e tillë nga një qytet, ai do të zbatojë ndalimin nga viti 2024, transmeton portal arbresh.info
OKB thotë se kafshët prodhojnë më shumë se 14% të të gjitha gazeve serrë të prodhuara nga njeriu, përfshirë metanin.
“Mishi është shumë i dëmshëm për mjedisin. Ne nuk mund t’u themi njerëzve se ka një krizë klimatike dhe t’i inkurajojmë ata të blejnë produkte që janë pjesë e saj,” tha për gazetën Trouw Ziggy Klazes, një këshilltar nga GroenLinks që hartoi mocionin.
Qeveria e qytetit me 160,000 banorë thotë se ende nuk është vendosur nëse mishi i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme do të përfshihet në ndalimin e reklamave.
Rreth 95% e njerëzve në Holandë hanë mish, por më shumë se gjysma nuk e hanë atë çdo ditë, sipas Statistikave të Holandës.
Amsterdami dhe Haga kanë ndaluar tashmë reklamat për industrinë e aviacionit dhe lëndëve djegëse fosile.
Mishi i viçit prodhon më së shumti emetim të gazrave serrë, të cilat përfshijnë metanin. Qengji ka gjurmën më të lartë mjedisore, por këto emetime janë 50% më pak se mishi i viçit./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...