Qyteti australian ngatërron përvjetorin e pavarësisë së vendit

11:00 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Planet për të festuar përvjetorin e 150-të të një qyteti australian kanë hasur në një pengesë, pasi autoritetet lokale zbuluan se ishin tre vjet më vonë.

Qyteti i Chaleville në Queensland, kishte filluar planifikimin e festimeve për vitin e ardhshëm për të shënuar atë që vendasit besonin se ishte njohja zyrtare më 1868, transmeton portali arbresh.info

Megjithatë, sipas të dhënave shtetërore momenti historik në të vërtetë kishte ndodhur në vitin 1865.

Kryetarja e bashkisë Annie Liston tha se ishte një zhgënjim.

“Ne kemi vënë kaq shumë buxhet për të, më pas e kemi kuptuar se e tërë kjo ishte më kot. Ishte tronditje e madhe për të gjithë ne, mund t’ju them”, i tha ajo BBC.

“Ne të gjithë ishim të përgatitur që të kemi këtë festë të madhe vitin e ardhshëm dhe [data] nuk është as e saktë”.

Ajo tha se historianët lokalë kishin dhënë datat konfliktuale në të kaluarën dhe disa shënime kanë humbur gjatë vërshimeve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme