Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh

08:13 | 8 Nëntor 2024
E.K

Një qytet i vogël në SHBA ka vendosur të lejojë shitjet e alkoolit në bare për herë të parë në 120 vjet, pasi ka mbajtur në fuqi ligjin e tij të ndalimit.

Haddon Heights është një qytet me 7500 banorë 10 milje në juglindje të Filadelfias, SHBA.

Sipas New York Post, së fundmi u mbajt një referendum me 62% të popullsisë që votuan në favor të heqjes së ndalimit, ndërsa vetëm 38% kërkuan të vazhdonte të zbatohej ligji që u vendos në shekullin e kaluar.

Megjithatë, shitja e pijeve alkoolike nuk do të lejohet ende, por do të duhen muaj pasi duhet të hapen dyqane speciale.

Konkretisht, legjislacioni thotë se lejon një bar për 3000 banorë. Pra, duke qenë se qyteti ka 7500 banorë, lejohen të hapen vetëm dy biznese të ndërlidhura./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme