Mijëra qytetarë izrealitë, protestuan kundër qeverisjes së kryeministrit, Benjamin Netanyahu, duke kërkuar largimin e tij.
Mirëpo, ajo që bëri përshtypje gjatë protestës, ishte fakti sesi qytetarët respektonin distancimin social mes tyre.
Të veshur me maska mbrojtëse dhe duke mbajtur distancën ndaj njëri tjetrit, rreth 2.000 aktivistë u mblodhën në sheshin “Rabin”, në kryeqytetin e vendit, Tel Aviv. Protestuesit u mblodhën nga një thirrje në Facebook, e publikuar nga lëvizja “Flamuri i zi”, të cilët vazhdimisht dënojnë politikat e ndërmarra nga Netanyahu. Parlamenti i Izraelit, është ende në krijim e sipër, pasi kryetarët Gantz dhe Netaanyahu janë ende duke negociuar për nënshkrimin e një aleance së bashku.
Nëse dy krerët partiak nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët, Izraeli rrezikon të përballet me një krizë të vërtetë, pasi koronavirusi ka përfshirë vendin duke infektuar 13,000 persona dhe shkaktuar 172 vdekje.
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja