Jean Claude Juncker ka deklaruar se BE nuk është në gjendje ta zgjidhë e vetme problemin e papunësisë që ka përfshirë kontinentin e vjetër.
Sipas presidentit të Komisionit Europian, bëhet fjalë për një problem që shkon përtej kapaciteteve të Unionit.
“Për papunësinë nuk bëjmë gjë tjetër veçse takohemi dhe propozojmë si ta reduktojmë, por kjo shkon përtej mundësive të BE. Mund të stimulojmë investimet, por as kjo nuk çon në rënien sistematike të fenomenit”, ka deklaruar Juncker.
Juncker ka folur edhe për festimet që pritet të bëhen në mars në Romë, me rastin e përvjetorit të krijimit të BE-së.
“Nuk do të jetë vetëm ditëlindja e Europës, por lindja e BE-së me 27 vende anëtare dhe për të shënuar kalimin në një epokë tjetër është koha t’i përgigjemi një pyetjeje: Quo vadis Europa?”, ka thënë Juncker.
Ndër të tjera, Juncker ka theksuar se, Komisioni nuk ka ndërmend t’i imponohet askujt, ndërsa ka shtuar se, nuk është dakord që BE të jetë vetëm një zonë tregtare.
“E refuzoj idenë që Europa të bëhet vetëm një zonë e shkëmbimit të lirë, por nuk do ta them preferencën time tani. Komisioni nuk dikton dhe nuk jep udhëzime. Nuk ka asnjë diktat, por vetëm dëgjim mendimesh”, ka shtuar Juncker.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...