Zyrtarët europianë të shëndetësisë janë duke vazhduar të hetojnë shpërthimin e salmonelës në Kinder Surprise.
Të paktën 150 fëmijë janë sëmurë në të gjithë Europën për shkak çokollatave që kanë konsumuar, transmeton portal arbresh.info
Ekspertët besojnë se shkaktar i këtij shpërthimi është qumështi i prishur që është përdorur për përpunimin e çokollatave.
Në një vlerësim të shpërthimit të vazhdueshëm, ekspertët në Qendrën Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve dhe Autoritetin Europian të Sigurisë Ushqimore thanë se kishin krahasuar të njëjtin lloj salmonele që aktualisht infekton njerëzit me mostrat e marra nga një fabrikë në Belgjikë dhjetorin e kaluar.
Zyrtarët thanë se “hapi i përpunimit që përfshin qumështin” u identifikua nga kompania si pika e kontaminimit për dy produkte, vezët me çokollatë që normalisht kanë një lodër surprizë brenda dhe çokollata me madhësi tjera. Autoritetet kombëtarë më parë kanë theksuar se kompania që kishtë bërë prodhimin e tyre, Ferrero, ishte e përfshirë.
Sidoqoftë, përpara se fabrika belge të mbyllej, zyrtarët europianë vunë në dukje se ajo kishte eksportuar “produktet e implikuara të çokollatës” në të gjithë Europën dhe globalisht.
Që nga kjo javë, 150 raste të salmonelës janë raportuar në nëntë vende të BE-së.
Shumica e rasteve kanë qenë te fëmijët nën 10 vjeç dhe “një numër jashtëzakonisht i lartë” janë shtruar në spital, thanë zyrtarët europianë.
Salmonela zakonisht shkakton simptoma të tilla si diarre, ethe dhe ngërçe në stomak. Shumica e njerëzve që sëmuren nuk kanë nevojë për ndonjë ilaç, por rastet e rënda që rezultojnë në shtrimin në spital mund të kërkojnë antibiotikë ose trajtime të tjera./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...