Qitet në ankand portreti i Fatih Sultan Mehmet

10:15 | 17 Qershor 2020
Arbresh.info

Një portret i Sulltanit Osman Mehmet-it II, i njohur si Fatih Sultan Mehmet në turqisht do të dalë në ankand në Londër më 25 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Piktura e cila mendohet se është vizatuar nga piktori italian Gentile Bellini në vitin 1480, pritet të shitet nga 500 mijë deri në 740 mijë dollarë ndërsa do të shitet në shtëpinë e ankandit me famë botërore Christie.

Duke folur për AA në lidhje me portretin, i cili është pjesë e koleksionit të artit islam dhe indian të shtëpisë së ankandit, zyrtarja e Christie, Sara Plumbly tha se puna vepra nuk ishte e nënshkruar.

Plumbly tha se një nga misteret e mëdha të portretit është figura e dytë e përshkruar pranë Fatih Sultan Mehmetit.

“Ne nuk e dimë kush është kjo figurë tjetër. Ka pasur disa sugjerime, për shembull, një nga tre djemtë e tij. Por, kjo nuk duket se përshtatet saktësisht se si ai përshkruhet për sa i përket moshës që do të kishte qenë njëri nga djemtë në atë kohë. Disa të tjerë sugjerojnë se ai mund të jetë një personalitet evropian. Ai është disi pastër i rruar. Ai nuk ka mjekrrën siç mbanin zakonisht burrat osmanë”, tha Plumbly.

Ajo theksoi se një figurë e dytë e bërë në të njëjtën shkallë në portrete të sulltanëve osmanë nuk është një praktikë e zakonshme.

“Nëse kemi një figurë tjetër, ai duhet të jetë ose një person shumë i rëndësishëm ose dikush nga familja mbretërore”, tha ajo.

Duke theksuar se portreti vlerësohej të ishte bërë në gjysmën e dytë të shekullit XV, Plumbly tha se një aspekt tjetër i rëndësishëm i veprës është se ishte një nga vetëm tre portretet e bëra gjatë epokës së Sulltan Fatih.

Piktura tjetër e famshme e Fatihut është vizatuar nga Bellini dhe ka qenë në koleksionin e Galerisë Kombëtare në Londër.

Mehmet II është sulltani osman që çliroi Stambollin dhe fitoi titullin Fatih (Çliruesi) në moshën 21 vjeçare dhe ngriti Shtetin Osman në një perandori që do të sundonte rajone të tëra në kontinente të shumta për shekujt që do të vijnë.

Çlirimi i Stambollit është fitorja më madhështore e Sulltan Mehmetit, por në vitet pasuese, ai gjithashtu siguroi kontrollin osman mbi Serbinë, Morenë dhe Trebizond (Trabzoni modern) në rajonin verior të Turqisë moderne, si dhe Bosnjë, Shqipëri dhe disa territore anatoliane (Turqia qendrore).

Gjatë mbi 12 fushatave ushtarake gjatë mbretërimit të tij, Sulltan Mehmeti arriti të çlironte territore të mëdha, duke e rritur kontrollin osman në mbi 2.2 milionë kilometra katrorë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme