Qindra të panjohur morrën pjesë në funeralin e veteranit që nuk kishte familje

23:23 | 6 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Qindra njerëz të panjohur kanë marrë pjesë në funeralin e një veteran 97-vjeçar të Luftës së Dytë Botërore, i cili nuk kishte familje.

Veterani i marinës Herman White vdiq në 11 gusht në Oklahoma. Ai nuk kishte familje, as miq të ngushtë. Gruaja e tij Evelyn vdiq në vitin 1998. Fëmija i tyre i vetëm, Mickey, vdiq 47-vjeç, transmeton portali arbresh.info

Organizatori i Funeral Rebecca Raines, me Funeral Home Broën-Dugger, mësuan për jetën e tij dhe organizuan një funeral me meritat që i takonin.

Ai ishte dërguar në spital nga një fqinje, e cila edhe ishte kujdesur për të kohë pas kohe.

Ajo arriti në një grup ribashkimi për anijen që White shërbeu, anëtarët e publikut, dhe madje edhe figura publik,  përfshirë Presidentin Donald Trump, sipas American Neës Neës.

Në varrimin e tij u mblodhën 1 mijë njerëz.

Ai u varros pranë gruas dhe djalit në Perry, Oklahoma./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme