Presidenti i Filipinieve, Rodrigo Duterte, ka ofruar shuma të mëdha për ata që ndihmojnë në kapjen e qindra të burgosurve që janë arratisur nga burgu si shkak i një gabimi kompjuterik. Mirëpo ai ka thënë se preferon që vrasësit dhe dhunuesit të i kthehen të vedkur.
“Çmimi është i gatshëm pët të gjithë ata që i kapin të burgosurit të gjallë apo të vdekur. Por ndoshta të vdekur do të ishte një opsion më i mirë. Unë do ju paguja me një buzëqeshje në fytyrë”, ka thënë ai për gazetarët të martën.
Duterte është një ish-kryebashkiak dhe prokuror që kishte premtuar që do vriste mbi 100 mijë kriminelë nëse do bëhej president.
Që nga zgjedhja e tij ai do bëhej i njohur për një luftë të përgjakshme ndaj trafikantëve të drogës. Aktivistët kanë akuzuar se vrasësit ishin ekzekutime, por policia i mohon këto akuza.
Komentet e tij të fundit pritet që të shkaktojnë reagime të shumta. Ka pasur akuza se presidenti ka inicuar dhunë në vendin e tij. /Gazeta Expess/
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – ...
Bayern Munichu shkatërron RB Leipzigun për të vazhduar si li...
Sulmi i tmerrshëm në Gjermani – Raportohet se sulmuesi është...
Gresa me akuza të forta ndaj Sarës, për rolet që ka fituar n...
Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të...
Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trude...