Policia në Bjellorusi arrestoi qindra vetë dhe përdori gazin lotsjellës dhe granatat e tymit në protestsat e së dielës kundër regjimit të Alyaksandr Lukashenkos.
Në kryeqytetin Minsk, rreth 100,000 vetë dolën në rrugë me flamujt e opozitës, të kuq dhe të bardhë, duke brohoritur “fashist” dhe “turp”. Protesta pati edhe në qytetet Homel, Hrodna e të tjera. Grupi i të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Vyasna, publikoi emrat e 341 personave të ndaluar të dielën.
Ministria e Brendshme në Bjellorusi pranoi ndalimin e “rreth 200” protestuesve në të gjithë vendin. Protestat në Bjellorusi kanë nisur qysh pas zgjedhjeve të 9 gushtit, në të cilat Lukashenka pretendon se ka fituar mandatin e gjashtë presidencial.
Sipas opozitës, protestuesve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet janë manipuluar në favor të tij. Protestat e së dielës kanë qenë të 50-tat me radhë. Lukashenko është në pushtet që në vitin 1994. Ai ka akuzuar disa vende të Perëndimit për përpjekje “për ta shkatërruar vendin e tij”.
Policia bjelloruse ka shtypur dhunshëm protestat. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e njohin Lukashenkon si president të Bjellorusisë./tch/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...