Të paktën 120 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret në pyjet e qytetit kilian të Valparaiso, duke shkaktuar evakuim masiv.
Zjarret prekën kodrat e Rocuant and San Roque dhe u përhapën në dy zona të varfra banuese. Të gjithë zjarrfikësit e qytetit janë dërguar në vendngjarje, transmeton portali arbresh.info.
Kryetari i bashkisë Jorge Sharp tha se zjarret ishin nisur me qëllim. Fatmirësisht nuk ka raportime të viktimave.
Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë rënduar situatën.
Energjia elektrike është ndërprerë në rreth 90,000 klientë në zonë, si masë paraprake. Dy shkolla u shndërruan në strehimore për banorët e prekur, të cilët u detyruan të iknin në mes të festimeve të festës së Krishtlindjes.
Sharp tha se një gjendje e jashtëzakonshme ishte shpallur në qytet, rreth 100 km nga kryeqyteti, Santiago, dhe se ishte “e qartë” se zjarret ishin ndezur me qëllim./arbresh.info/
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...