Qindra persona kanë protestuar të dielën në rajonin e Spanjës, Katalonjë pasi ish-lideri i kësaj territori, Carles Puigdemont është ndaluar nga autoritetet gjermane.
Të paktën 89 persona janë plagosur në përleshjet mes policisë, ndërsa katër persona janë arrestuar deri më tash.
Puigdemont, kërkohet nga Spanja për rebelim dhe kryengritje ndërsa është ndalur nga policia gjermane pas një fletë-arresti evropian.
Ai pritet të paraqitet sot para një gjykate në Gjermani.
Puigdemont është ndaluar në rrugën e tij nga Danimarka në Beligjikë, vend në të cilin ka jetuar në azil të vetë-imponuar prej kur parlamenti i Katalonjës pati shpallur në mënyrë të njëanshme pavarësinë nga Spanja në muajin tetor.
Fletë-arresti për ish-liderin katalan është rilëshuar të premten.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku