Qindra njerëz janë paraqitur para xhamive të shtunën për të bërë homazhe në nderim të viktimave të sulmit të djeshëm terrorist.
Lule të shumta mund të shihen jashtë xhamive Al Noor dhe Linwood Masjid në Christchurch, transmeton portali arbresh.info.
Tribute të ngjashme janë bërë në të gjithë vendin, ndërsa zelandezët bashkohen në brengë – me linja lulesh që përmbytin gardhin e Kopshtit Botanik të Christchurch.
Nëpër gjithë botën njerëzit kanë bërë homazhe para xhamive, për t’u solidarizuar me komunitetin mysliman.
Për këtë Shtëpia e Operës në Sidnej do të ndezë dritën e argjendtë të Zelandës së Re të shtunën mbrëma.
Gjatë lutjeve të së premtes Brenton Tarrant me pesë armë automatike sulmoi dy xhami në Christchurch duke lënë të vdekur 49 persona e plagosur 48 të tjerë.
Ai gjithë këtë horror e transmetoi direkt në platformën sociale Facebook./Arbresh.info/
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...