Google ADS

Qindra-mijëra vetë në marshin për Skocinë e pavarur

20:18 | 5 Tetor 2019
A. B.

Mijëra njerëz morën pjesë në marshin e pavarësisë së Skocisë sot në Edinburg.

Një deputet i Partisë Kombëtare skoceze tha se në protestë morën pjesë 250,000 vetë.

“Çfarë dite! 250,000 njerëz marshuan me ne për pavarësi në Edinburg, “shkruan deputeti i Partisë Kombëtare skoceze (SNP) Joan Cherry në Twitter.

“Nuk mund të isha fizikisht me ju, por do të jem shpirt. Ne nuk kemi dyshim se po i afrohemi pavarësisë, “u përgjigj në një ‘cicërimë’ kryeministrja e Skocisë dhe drejtuesja e SNP, Nicola Sturgon, e cila kundërshtoi Brexit.

Sturgeon planifikon të mbajë një referendum për pavarësinë e Skocisë brenda dy vjetësh pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Ajo ka akuzuar kryeministrin e Britanisë së Madhe Boris Johnson për përpjekje për të tërhequr vendin nga BE pa një marrëveshje.

“Pozicioni themelor skocez është i qartë. Propozimet e Johnson do të na nxjerrin pa vullnetin tonë nga BE, tregu i vetëm dhe bashkimi doganor,” tha ajo.

Në referendumin e parë për pavarësinë e Skocisë më 2014, 55 për qind e votuesve ishin kundër shkëputjes nga Britania e Madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme