Qindra kufoma të ISIS-it mbahen në morgun e Libisë që nga viti 2016

10:51 | 14 Nëntor 2017
Arbresh.info

Qindra kufoma të militantëve të Shtetit Islamik janë duke u mbajtur në kontejnerët frigoriferë për të improvizuar morgun në Misrata të Libisë që nga dhjetori i vitit të shkuar.

Rreth 700 trupa po mbahen brenda kontejnerëve në Misrata, në temperatura të ulëta mjaftueshëm për të parandaluar dekompozimin, raporton AFP, transmeton portali arbresh.info

5a0a8f66fc7e9320728b4567

Morgu i improvizuar ka vendosur xhihadistët e vrarë që nga dhjetori 2016, kur Shteti Islamiku dëbua nga qyteti bregdetar i Sirte – bastioni i fundit i xhihadistëve në Libi.

Trupat ruhen në çanta me numra dhe të klasifikuara, dhe secili trup ka një skedar dhe mostër të ADN-së, e cila lejon identifikimin e kombësive të tyre.

Shumica e trupave të vdekur i përkasin luftëtarëve të huaj që kanë ardhur nga jashtë për të luftuar përkrah ISIS-it, i cili më parë ka rekrutuar një numër të madh ushtarësh nga vendet më të varfra të Afrikës./Arbresh.info/

5a0a8f14fc7e93fe718b456a

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme